11,09,2025

Mustafë Grainca jep dorëheqje nga strukturat udhëheqëse të PDK-së

Must Read

Pas shpalljes së rezultateve brenda subjektit të PDK-së në Ferizaj, kandidati për deputet Mustafë Grainca ka dhënë dorëheqje nga strukturat udhëheqëse të PDK-së në Ferizaj.

Kjo është deklarata e plotë e Mustafë Graincës

Përshëndetje të nderuar qytetar ferizajas, nga rezultatet e marra preliminare për mua si kandidat për deputet (rezultatet në komunën time), rezulton se nuk jam pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare. Rrjedhimisht ky fakt më obligon moralisht të marrë vendimin, se që nga sot të mos jem më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.
Do të vazhdojë të përkrahi konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilin tash e 20 vite, u angazhova me tërë kapacitetin tim për të ngritur e lartësuar vlerat e saja kudo dhe në çfarëdo përgjegjësie publike që kisha.
Respekt!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img