Në Ferizaj të gjitha qendrat e votimin janë   hapur me kohë.
Zyrtari komunal i KKZ-së në  Ferizaj , Shaban Rexha  ka konfirmuar se  të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem.
“Deri më tani gjithçka është duke shkuar në rregull. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë  dhe që nga ora 7:00 kanë filluar edhe të votojnë qytetarët” ka thënë Shaban Rexha.
Rexha ka bërë të ditur se në komunën e Ferizajt janë hapur 44 qendra të votimit ku   të drejtë vote këtë vit kanë rreth 111 mijë qytetarë.


