20,12,2024

Pas largimit të Sokolit këta janë kandidatët potencial për të marrë drejtimin e KF Ferizaj

Must Read

Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më në krye të shtabit teknik te KF Ferizaj. ‘Profa’ në fakt zyrtarizoi diçka që pritej prej kohësh duke patur parasysh edhe mungesën e tij që nga fillimi i fazës përgatitore të “Ujqërve” për edicionin e ri.
Megjithëse drejtuesit e klubit ishin në kontakte të vazhdumeshme me Sokolin, arritje e një akordi ishte pothuajse ‘mision’ i pamundur. Teksa më 20 Korrik kishte raportuar se drejtuesit e klubit ishin bërë gati edhe për alternativa dhe se emrat do të dilnin në publik vetëm nëse nuk do të arrihej një marrëveshje me Sokolin.
Tani që me Sokolin rrugët janë ndarë, drejtuesit e klubit ferizajas pritet të fillojnë bisedimet për të gjetur pasuesin e tij.
Kandidati potencial për të marrë drejtimin e klubit është trajneri i njohur kosovar Arbnor Morina.

Arbnor Morina gjatë kohës sa drejtonte SC Gjilanin
Morina pëlqehet shumë nga drejtuesit aktual të klubit të cilët janë interesuar për teknikun kryeqytetas që tani e disa muaj është i papunë pas largimit nga FC Prishtina.
Megjithëse në opsion janë edhe disa trajnerë të tjerë, Morina ka gjasa reale për të marrë drejtimin e skuadrës.
Më parë Morina ishte trajner i disa skuadrave të njohura në vend si Gjilani, Drita, Besa, Feronikeli, Vushtrria e Hysi.
Bekim Isufi është gjithashtu një kandidat ideal për postin e shefit të shtabit teknik te “Ujqërit”.
Bekim Isufi gjatë kohës sa drejtonte FC Dritën
Që nga koha kur drejtonte Dritën kampione edicionin e shkuar, Isufi është i papunë. Personaliteti i tij pëlqehet shumë nga krerët aktual të klubit që mund ta kontaktojnë teknikun gjilanas gjatë ditëve në vijim, megjithëse me situatën aktuale në klub do të ishte një ‘mision’ tejet i vështirë për “Ujqërit”.
Përveq Dritës në të kaluarën Isufi ka drejtuar edhe Hajvalinë & Vllazninë e Pozheranit.
Një emër si Burim Qerkini që e di mirë si frymon KF Ferizaj

Që nga fillimi i fazës përgatitore Burim Qerkini ndodhet në krye të skuadrës. Ekipi po përgatitet nën drejtimin e ish-futbollistit ferizajas që mund të ndodh fare lehtë që të marrë frenat e skuadrës.
Gjithsesi mbetet për tu parë se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm të “Ujqërve”, pasi që kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e klubit ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img