25,11,2024

Kuvendi i klubit futbollistik “Ferizaj” merr vendim , nga sot nuk është më OJQ

Must Read

Kuvendi i klubit futbollistik “Ferizaj”, në takimin e sotëm ka marrë vendim për  shuarjen e klubit me status të OJQ-së.

Ky vendim i  shuarjes  së statusit të OJQ-së hapë mundësinë që klubi  të shndërrohet në klub privat  apo  shoqëri aksionare.

Këtë  e ka bërë të ditur kryetari i klubit  Mustafë Grainca.

“Sot datë 24.06.2019, Kuvendi i klubit futbollistik “Ferizaj”, vendosi në mënyrë unanime pa asnjë votë kundërt, shuarjen e klubit me status OJQ- je, duke hapur mundësinë e shëndrrimit në klub privat. Urime futbolldashës ferizajas!” ka shkruar Grainca.

Sipas Graincës , objekivat e klubit nuk mund të arrihiheshin me organizimin ekzistues, dhe se në klubin deri më tani e kishin përcjellë probleme financiare
Krahas këtij riorgainizimi bëhet e ditur se ka interesim për të qenë pjesë e klubit.Mirëpo sipas kryetarit Grainca, ky ritëm duhet shpejtuar ngase tashmë ka nisë edhe faza e përforcimeve

Klubi me statusin e ri do të jetë trashëgues i të gjitha aseteve të klubit , përfshirë edhe shfrytëzimin e stadiumit
Ndryshe, kjo nismë vije në kohën kur futbolli në Kosovë ka marrë hov të lartë të zhvillimit.Sukseset e kombëtares veç sa e kanë shtuar inetersimin për sport e në veçanti për futboll ngase sporti po konsiderohet si reprezentuesi më i mirë i shtetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img