25,11,2024

Një tjetër padi për Loredanën, kësaj here i përfshirë edhe Mozzik

Must Read

Ndonëse në një konferencë të realizuar dy ditë më parë, Loredana mohoi kauzat ndaj saj.

Portali zviceran ‘Blick’ bën me dije se një pronar anijesh pretendon e në vitin 2017 Loredana e ka mashtruar dhe i ka borxh 1000 franga. Sipas tij ajo është paraqitur si vajza e avokatit Valentin Landmann dhe i ka kërkuar një varkë me qira.

Ajo dhe Mozzik i kishin kërkuar atij një anije por pa licencë në emër të avokatit të njohur. ‘Unë gjithmonë vozis varkën e babait tim në Liqenin e Cyrihut’, kishte thënë Loredana sipas pronarit.

Mozzik dhe Loredana kishin marrë anijen për tre orë dhe kur e kishin kthyer nuk kishin paguar asnjë lekë për të, duke pretenduar se nuk kishin para me vete dhe se kur të ktheheshin do të bënin pagesën. Pronari zbulon se ata kurrë nuk u kthyen dhe për këtë arsye ka ngritur padi kundër tyre pasi marrja me qira e një anijeje shkon deri në 1000 franga. Ai madje tregon se i kishte kërkuar avokatin Valentin Landmanin të ia kthenin paratë, ai i kishte treguar se i është keqpërdorur emri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img