10,02,2026

Agim Aliu ngushëllon familjen Balaj me rastin e vdekjes së veprimtarit Sadik Balaj

Must Read

Telegram ngushëllimi nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu për vdekjen e atdhetarit ferizajas, Sadik Bala

Me pikëllim të thellë mora lajmin se është ndarë përgjithmonë nga kjo botë, veprimtari i dalluar, atdhetari dhe patrioti ikonë, ferizajasi Sadik Bala.

Në këto momente të dhembjes e pikëllimit për familjen, miqtë e dashamirët, përkujtimi për veprën e atdhetarit Sadik Bala është ngushëllimi më i mirë, të cilën gjeneratat pasardhëse do ta lartësojnë edhe më shumë.

Familje Bala, ngushëllime të sinqerta në emër të qytetarëve ferizajas dhe institucionit që drejtoj, Komunës së Ferizajt.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img