19,05,2024

Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Ferizaj

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.04. 2019, në Ferizaj, i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarat- bashkëshorten e tij K.B., dhe vajzën e tij K.B., me të cilën do të kryente veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., edhe në Stacionin Policor në Ferizaj, derisa ishte duke u intervistuar nga policët hetues dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, ka kanosur me fjalë të dëmtuarat me të cilët do të kryente veprën penale “Kanosja” nga neni 185 par. 2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i njëjti gjendet në ndalim që nga data 27.04.2019.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img