20,12,2024

Arrestohen gjashtë protestues që kërkonin rrugë alternative në Nikaj të Kaçanikut

Must Read

Banorët e fshatit Nikaj të komunës së Kaçanikut të enjten kanë protestuar në shenje pakënaqësie shkaku që “Bechtel-Enka” gjatë punimeve të trasesë në autostradën “Arbër Xhaferi” ia ka bllokuar rrugën e fshatit.

Ky fshat është ndarë në dy pjesë ndërkohë banorët po kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi ashtu siç thonë se kanë marrë premtime. Kjo protestë ka përfunduar me gjashtë persona të arrestuar. Në mbështetje të banorëve ka dalë edhe kryetari i komunës Besim Ilazi i cili ka thënë se kanë marrë premtime për hapjen e një rruge alternative, mirëpo nuk është realizuar ende.

Ndërkaq Hekuran Guri, banor nga fshati Nikaj, ka thënë se Policia e kanë arrestuar dhe ia kanë shqiptuar një gjobë mandatore, mirëpo ai bën me dije se do të vazhdojnë me protesta derisa të hapet rruga alternative e fshatit, raporton Koha Ditore.

“Fshati është ndarë në dy pjesë ndërkohë fëmijët duhet të udhëtojnë mbi 6 kilometra për të shkuar në shkollë. Gjithashtu gjysma e familje më ka mbetur në pjesën tjetër të autostradës. Është mbyll rruga e vjetër dhe nuk është bërë zgjidhja alternative”, ka thënë ai.

Edhe Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka thënë se rreth 30 banorët kanë protestuar në shenjë pakënaqësie shkaku i mos hapjes së një rruge alternative.

“Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka arrestuar dhe sjell në stacionin policor gjashtë persona të cilët nuk i kishin zbatuar urdhrat e ligjshëm. Lidhur me këtë, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ua ka shqiptuar gjobat mandatare (tiketë) gjashtë personave dhe të njëjtit janë liruar. Bëhet e ditur se protestuesit tjerë janë shpërndarë dhe se punimet në autostradë kanë vazhduar pa ndonjë pengesë”, thuhet më tej në njoftim të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img