Drejtoria e Urbanizmit pritet të vazhdojë procesin e legalizimit të objekteve të ndërtura pa leje në komunën e Ferizajt.
Ndonësë ligji i legalizimit është miratuar vitin e kaluar, autoritetet komunale kanë qenë në pritje të një udhëzimi administrativ i cili do të kishte specifikuar edhe aspektet që lidhen me këtë proces.
I pari i urbanizmit, Lulzim Aliu ka thënë se fundi i këtij muaji nënkupton edhe fillimin e këtij procesi por që nuk do të dështojë nga se ligji dukshëm ka përmirësuar kriteret. Madje ka shtuar se duhet gjetur forma se si duhet nxitur qytetarët për ta kryer këtë proces.
“Ka dështuar herën e kaluara nga se kriteret kanë qenë të tilla që ka pasur ngecje dhe ka munguar interesi i qytetarëve sepse më vështirë ka qenë të merret një leje për legalizim se sa një leje e re e ndërtimit. Ministria ka marrë parasyshë këto elemente dhe ka bërë një modifikim të kësaj procedure dhe ka ardhur deri te ky ligj si është tani. Sa ka tani të interesuar, nuk guxojmë ta lëmë në dëshirën e qytetarëve sepse prapë ka me qenë e njëjta.Do të interesohen apo do ti legalizojnë vetëm ata që kanë nevojë, që kanë telashe me pronën, që kanë nevojë me shitë banesën, shtëpin apo ndërtesën dhe për shkak të lejeve që nuk i kanë. Por ai numër është shumë i vogël në krahasim me numrin e përgjitshëm që janë pa leje.Kjo nuk do të thotë që ka të bëjë vetëm me objektet që janë ndërtuat jo mirë por ka shumë objekte që janë ndërtuar mirë dhe sipas kritereve por asnjëher nuk janë pajisur me leje ndërtimi. Pavarësisht hapave që do të marrë Ministria, ne si komunë patjetër duhet të marrim një fushatë vetëdijesimi në kuptimin që të obligohen qytetarët që të bëjnë legalizimin. E keqja e kësaj ka qenë edhe penalizimi dhe deri sa nuk ka asnjë penalizim për mos legalizimin e pronës për ata që nuk vijnë të legalizojnë pronën mendojë që prapë do të jetë e njëjta gjë, edhe pse afati për legalizim zgjat dy vite” ka thënë Aliu .
Për më tepër është bërë e ditur se ky hezitim qytetarë nuk ka të bëjë me tarfiat por me një neglizhencë qytetarë dhe nga frika për procedurat.
“Tarifat e lejeve janë të lira.Ato në raport me koston e ndërtimeve çmimet e lejeve janë të lira pasi nga këto mjete pastaj komuna obligohet që të hapë rrugë të reja , ambullanta dhe veprime tjera infrstrukturore. Besoj që kjo neglizhencë është pasojë nga e kaluara ku për të marrë një leje ndërtimi ka qene nja procedurë e gjatë e që sot nuk është. Tani një leje ndërtimi, me ligjin që është në fuqi, për një shtëpi mund të merret maksimumi për pesë ditë” ka thënë Aliu.
Ndërkohë thuhet se ky proces nuk ka ndonjë ndikim të dukshëm në të hyrat por që po synon që të vendos një sistem të drejtë kur janë në pyetje objektet e banimit dhe harmonizimi i tyre me dokumentet e planifikimit .
“Kjo nuk do të ketë ndonjë efekt të dukshëm për të hyrat e komunës pasi nuk janë vlera të mëdha kur çmimi për një shtëpi është 1 euro për metër katror dhe nuk është ndonjë shumë e madhe as për shtëpi e as objektet e banimit. Pro qëllimi i kësaj është që të kemi një sistem, pra që komuna të ketë një kontrollë për gjendjen e ndërtimit, si është gjendja në tere dhe si është gjendja reale dhe të ketë mundësi harmonizimi me dokkumentet e planifikimit.” ka thënë Aliu.
Komuna e ka kryer fazën e identifikimit të objekteve të ndërtuara pa leje por që tarifat e kanë pasur ndikimin në zhagitjen e këtij problemi.
Ky problem tani me ligjin e ri është eleminuar dhe qytetarët nuk do të kenë problem me legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, transmeton Televizioni Liria.