Prej kohësh në media është komentuar gjatë për marrëdhënien mes kantautorit Flori Mumajesi dhe këngëtares Fifi. Është aluduar se mes tyre ka një histori dashurie, mirëpo asnjëri nga dy personazhet nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
Ata pak kohë më parë hoqën njëri-tjetrin nga ‘Instagram’ dhe të gjithë dyshuan se mes tyre kishte ndodhur ndonjë gjë. Megjithatë përveç lidhjes me Fifin, Flori është komentuar gjatë dhe për marrëdhënien me Kejsi Tolën për të cilën përflitet se ka 10 muaj i lidhur me të.
Por, pavarësisht kësaj Fifi nuk ka ndërmend të ndalet dhe gjithmonë i bën lëmsh fansat me postimet e saj në lidhje me Florin. Ajo në orët e vona ka publikuar një foto të Florit ku ka shkruar:
“Fifi në kërkim vëmendje. Bëhet fjalë prej kantautorit Flori Mumajesi . Ku je?”, duke i bërë kështu kurioz të gjithë.