28,04,2024

Vala e zjarreve s’ka të ndalur në regjionin e Ferizajt

Must Read

Si duket ndezja e  mbeturinave  në fusha dhe  afër shtëpive ka kaluar në shprehi dhe pavarësisht apeleve  zjarr po ndodhin gjithandej në komunën e Ferizajt.

Gjat orëve të pasditë  në fushat afër Fshatit Babush ishin përfshirë sipërfaqe të mëdha, ndërsa në orët e mbrëmjes  zjarri ka përfshirë  edhe pjesët afër  shtëpivë në  rrugën Babush –Cërrnillë.

Në orëat e mbrëmjes, rreth orës 19:00 një zjarr i madh ka përfshirë edhe pyjet rreth fshatit Sojevë dhe  deri rreth orës 20:00 nuk është parë ndonjë intervenim.

Sipas informatave nga terreni edhe për zjarrfikësit është një ngarkesë shumë e madhe sdhe me këto zjarre që  po ndodhin nuk ka mundësi teknike e logjistike që  tu dalin në ndihmë të gjithë këtyre rasteve në kohën e duhur.

Bëhet e ditur që shumica e këtyre zjarreve janë të shkaktuar me qëllim nga faktori njeri edhe përkundër shumë apeleve për kujdes.

  Nodshta është koha e fundit që apelet të zëvendësohen me zbatimin e ligjit dhe për këta persona të papargjegjshëm   të zbatohet ligji dhe të sjellen para drejtësisë për rrezikim të sigurisë së qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img