Paraditen e sotme Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbledhur anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa me ç’rast kanë diskutuar pikat e rendit të ditës të përgatitura për mbledhjen e Kuvendit të Komunës.
Ne këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe kadastrit Sabri Murseli, ka dhënë edhe disa propozim vendime për destinimin e ngastrave kadastrale 114-0,137-0, 191-0, 118-0,3551-1, si dhe 1139-0 ne zonën kadastrale në Jezerc.
Pas këtij propozimi grupet e ndryshme parlamentare kanë dhëne edhe vërejtjet, por edhe kërkesat e tyre në lidhje me këto propozim të ngastrave kadastrale.
Propozim tjetër ishte edhe propozim-vendimi për zonën kadastrale 614-0 në zonën kadastrale në Nikadin.
Po në këtë mbledhje është diskutuar edhe propozim-vendimi për Planin e Veprimit për Përmbushjen e Transparencës në Komunë për vitit 2019-2023.
Në këtë mbledhje Evetare Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi që të ndërrohen edhe 4 anëtarët e komiteteve konsultative që vine nga radhës e Vetëvendosjes.
Të gjitha këto propozime vendime pritet të dalin në mbledhjen e Kuvendit që do të mbahet me datën 29 mars duke filluar nga ora 10:00.