28,08,2025

I riu nga Ferizaj gjen kuletën me dokumente dhe para, i dorëzon në polici

Must Read

Arianit Zenuni nga Ferizaj  sot  ka gjetur një kuletë   me para dhe dokumentat personale  të cilat pa hamendje i ka dorëzuar në stacionin policorë në Ferizaj.

“ Përballë restoranit Ballkan, në rrugën ”Dëshmorët e Kombit”  kam gjetur një kulet në të cilën gjendeshin  të gjitha dokumentet personale dhe një shumë e parave. Në  pamundësi që të gjeja pronarin të gjitha këto i kam dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj, prej nga shpresoj që do ti kthehen pronarit” ka thënë Arianit Zenuni.

Ndryshe  ky i ri ka bërë të ditur se sipas dokumentacionit  gjë kishte në kuletë  ishin pronë e B. Abazit.

Ky është  Arianit Zenuni i cili  me veprën e tij tregoj se ende ka njerëz humanitarë.  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img