07,11,2025

Teatri “Adriana” ngushëllon artistët për ndarjen nga jeta të aktores Fatime Llugiqi

Must Read

Ferizaj.23.01.2019. Stafi i Teatrit “Adriana” në Ferizaj përmes një telegrami me rastin e vdekjes së aktores Fatime Llugiqi, ka ngushëlluar familjen Llugiqi, dhe gjithë komunitetin e artistëve.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lajmi për ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur Fatime Llugiqi ka pikëlluar gjithë komunitetin e artit skenik dhe artdashësit edhe në Ferizaj.

Drejtuesit e Teatrit “Adriana” në Ferizaj i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes Llugiqi dhe gjithë komunitetit të artistëve anembanë vendit. Vdekja e parakohshme e aktores Llugiqi, e njohur për rolet e saj në film dhe teatër, lë një boshllëk të madh në vlerat tona artistike.

Pastë dritën e parajsës shpirti i saj!
Ngushëllime!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj A.N., i dyshuar për kanosje ndaj gjyqtarit

Ferizaj, 5 nëntor 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm –Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img