28,11,2025

Aplikimi për grante deri më 25 Janar

Must Read

Me qëllim të njoftim se kush mund të jetë përfitues i grantit mbështetës që komuna e Ferizajt po planifikon t’i ndajë për bizneset prodhuese, zyrtarë të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, gjatë një konference, kanë bërë të ditur, se interesimi i bizneseve për të qenë përfituese është tepër i lartë.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Zekir Bytyqi, ka thënë se këtyre ditëve vërehet një interesim i bizneseve për t’u pajisur me aplikacion. 
Madje ka shtuar se qëllimi i këtij granti ka të bëjë me krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të punës, teksa ka shtuar se kriteri kryesor i përfitimit është se biznesi duhet të jetë prodhues, e asesi ndonjë veprimtari tjetër. Me këtë rast nga konkurrimi i ka përjashtuar veprimtaritë tregtare, të ndërtimit dhe ato bujqësore

Bëhet e ditur se vlera e këtij projekti komunës do t’i kushtoi hiq më pak se 100 mijë euro, ndërsa do të përfitojnë 30 biznese. Drejtori Bytyqi ka shtuar se afati i aplikimit do të jetë deri më 25 janar, ndërsa pas mbylljes së këtij afati, një komision i formuar do të merret me hartimin e një liste preliminare.

Komuna e Ferizajt kështu ka filluar të përmbush edhe një zotim që kryetari i komunë së Ferizajt, Agim Aliu, e ka bërë më të marrë pushteti. Kjo po shihet si një mundësi e mirë që krahas rritjes së kapaciteteve prodhuese, bizneset të angazhojnë edhe fuqi punëtore.

Me datë 22 janar 2019 në ora 11:00 në sallën e Kuvendit të Komunës në Ferizaj mbahet, sesion informues në lidhje me skemën e grantëve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar 2019“ të lansuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Republikës Kosovës.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë bizneset me përjashtim: Tregtia, Bujqësia, Ndërtimtaria dhe Mjekësia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img