Kohëve të fundit ka pasur shumë ankesa për artikuj ushqimorë të prishur po si duket nuk janë vetëm këta.
Në një market në Ferizaj gjendet në shitje edhe detergjent i cili sipas një video të dërguar nga qytetarët shihet se është i prishur.
Por kjo si duket nuk i ka penguar kompanisë dhe në vend që ta largojë nga shitja e ka ofruar si “Aksion”, pra me çmim të ulët.
Por fakti se detergjentët janë kryesisht substanca kimike dhe larja e rrobave me këtë mundë të jetë shumë e rrezikshme.
Këto janë videot të bëra në këtë market ku shihet se ky lloj i detergjentit gjendet në shitje me një çmim shumë të ulët, e kjo natyrisht për shkak të gjendjes së tij.
Është kjo edhe një arsye që inspektorët e tregut të kenë më shumë kujdes edhe për artikujt jo ushqimor por të domsodshëm për higjienë.