25,11,2024

Kristina Gashi-Bytyçi: Kuvendi komunal në funksion të përmbushjes së detyrave që dalin nga misioni që ka

Must Read

Kuvendi Komunal i Ferizajt edeh gjatë këtij viti do të punoi në përmbushjen e detyrave që dalin nga një plan i punës i cili në agjendë krahas seancave të regullave do të përfshihet edhe në aktivitet tjera.

Drejtuesit e këtij institucioni kanë paralajmëruar se krahas respektimit të bazës ligjore do të punohet në fuqizimin e rolit të gruas por edhe në rritjen e nievlit të bashkëpu imit me kuvendet komunale të komunave tjera.

  Kuvendin komunal i Ferizajt gjatë këtij viti pritet të jetë në funksion të përmbushjes së detyrave që dalin nga përgjegjësitë që i ka.

Sikurse vitin e kaluara edhe gjatë këtij viti, ky institucion pritet të nis punën bazuar në një plan të punës që ka hartuar një komision i përbër prej të gjitha grupeve parlamentare.Kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyçi, gjatë një bisede ka thënë se përvojat e mira të vitit kaluara japin shpresë se Kuvendi edhe gjatë këtij viti ka qenë në funskion të përmbushjes së detyrave. Madje ka shtuar se në hartimin e planit të punës janë duke u marrë për bazë edhe nevojat e drejtorive komunale.

Duke folur për objektivat , Kryesuesja e Kuvendit, ka thënë se respektimi i bazës ligjore, fuqizimi i rolit të gruas si dhe rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional do të jenë në fokus të punës së këtij institucioni.

Në rrafshin e synimeve ky institucion pritet të fuqizoj bashkëpunimin brenda grupeve kuvendore por edhe rritjen e bashkëpunimit me ekzekutivin.

Sipas kryesueses Kristina Gashi-Bytyçi, këto janë piksynime nga të cilat varet dhe funskionimi i këtij institucioni.

 Bazuar në punën e deritanishme të këtij institucioni, drejtuesit e tij, thonë se gjatë këtij viti pritet që të ketë një konstruktivitet më të madh nga opozita, ndërsa kanë spikatur se nuk do të mungojnë edhe aktivitetet tjera që do të jenë në interes të qytetarëve, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img