08,05,2024

‘Plus Market’ vendos flamujt e origjinës së produkteve

Must Read

Marketi që ka vendosur bojkot ndaj produkteve serbe edhe para taksës 100 për qind, ka respektuar edhe ligjin duke vendosur flamujt e origjinës së produkteve.

Marketet në Kosovë nuk kanë qenë të shpejta në implementimin e udhëzimeve ligjore që ju kërkon vendosjen e flamurit të origjinës së produkteve në rafte.

Një hulumtim i vogël në tregun e Kosovës  nga ekipi i ‘Jeta në Kosovë’ javën e kaluar kishte treguar se në shumë markete  ende nuk ka mbaruar shenjëzimi i produkteve me flamujt e tyre dhe në përgjithësi ishin vendosur vetëm flamujt e Kosovës.

Megjithatë, progres kanë shënuar  disa  markete, duke bërë më të lehtë që konsumatorët të informohen mbi origjinën e produkteve që  i blejnë.

Plus  Market  në Ferizaj ka vendosur flamujt e origjinës sipas fotografive që ka siguruar KALLXO.com.

Marketi në pronësi të Sylejman Nezirit ishte bërë i famshëm për faktin se i njëjti nuk shet produkte serbe.

Udhëzimi administrativ që obligon përcaktimin e mbajtjes së flamurit të origjinës së produktit në vendet ku shiten ato ka hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit 2018.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img