08,02,2026

Adhurim Haxhimusa, shkencëtari i parë shqiptarë që i ndahet çmimi “Stephan Koren” në Vjenë

Must Read

Ligjëruesi në UBT, Adhurim Haxhimusa, është shkencëtari i parë shqiptar të cilit i është ndarë çmimi “Stephan Koren”, nga Shoqata e profesorëve të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit në Vjenë.

Çmimi i është ndarë si rezultat i cilësisë në punimin e doktoraturës më temë: “Rregullimi i industrisë së rrjetit”. Si shkencëtar i ri, ai u vlerësua se me anë të këtij punimi dha kontribut të madh akademik në fushën e ekonomisë.

Ky hulumtim shkencor është zgjedhur si punimi më i mirë i vitit 2018, në bazë të disertacionit të kursit të studimeve që ai ka ndjekur.

Çmimi “Stephan Koren” ndahet çdo vit nga ky universitet në Vjenë, gjithnjë për të mbështetur shkencëtarët e rinj ose kandidatët e doktoraturës, të cilët me përfundimin e doktoraturës ose përgjatë vitit japin kontribut në aspektin akademik ose në fushat e studimit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img