26,11,2024

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se gjuetia ndaj Maces së egër dënohet me burgim

Must Read

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës pas 4 ditësh ka reaguar për vrasjen e maces së egër në rajonin e Ferizajt.

Ky agjencion thotë se sipas legjislacionit në fuqi, parashihet edhe dënimi me gjobë dhe burgim për këdo që gjuan këto lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve.

Gjeni më poshtë reagimin e plotë të agjencisë:

Macja e egër është lloj strikt i mbrojtur dhe gjuetia e saj ndalohet me ligjet në fuqi

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për vrasjen e një maceje të egër (Felis Sylvestris), në rajonin e Ferizajt e cila bënë pjesë në listën e llojeve të egra vendore strikt të mbrojtura. Fillimisht kjo mace e egër ishte identifikuar gabimisht si Rrëqebull (Lynx Lynx Balkanicus).

Menjëherë pas marrjes së informatës Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së bashku me Inspektoratin e MMPH-së, janë angazhuar për të ndërmarrë masat e duhura sipas legjislacionit në fuqi. Mirëpo paraprakisht Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, në bazë të kompetencave që ka bazuar në Ligjin për Gjuetinë, ka njoftuar Policinë e Kosovës e cila në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke u marrë rastin në fjalë.

Me këtë rast duhet cekur dhe sqaruar se njëjtë sikurse Rrëqebulli, edhe Macja e egër është një lloj strikt i mbrojtur dhe gjuetia e saj ndalohet rreptësisht me ligjet në fuqi, dhe gjithashtu sipas legjislacionit parashihet edhe dënimi me gjobë dhe burgim për këdo që gjuan këto lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve.

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të raportojnë për çdo veprimtari të dyshimtë të gjuetisë ndaj llojeve të rralla dhe të mbrojtura me ligj.

Nga monitorimi i vazhdueshëm i faunës IKMN përmes kamerave kurth dhe të dhënave nga terreni ka konstatuar praninë e llojit të maces së egër në disa habitate në territorin e Kosovës dhe gjendja e saj është e mirë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img