03,05,2024

Bajrush Xhemajli: Zgjedhjet e brendshme po e bashkojnë dhe fuqizojnë PDK-në

Must Read

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)për çështje organizative, Bajrush Xhemajli, është shprehur i bindur se zgjedhjet e brendshme do ta fuqizojnë dhe konsolidojnë këtë parti.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky proces po e bashkon PDK-në.

“Synimi ynë si parti është që të dalim shumë më të fuqishme nga ky proces zgjedhor. Në bazë të asaj që kam parë në terren, besoj shumë se do të dalim shumë më të fortë nga ky proces. Do të dalim mëtë fortë sepse në gjithë këtë proces konkurrues nëpër nëndegë deri më tani nuk ka pasur hatrime apo ndonjë përçarje. Pra, ky proces vetëm po na forcon dhe po na bashkon”, ka thënë Xhemajli.

Sipas tij, kjo po ndodh sepse ky proces po zhvillohet në mënyrë demokratike dhe pa hatërmbetje.

Ai ka treguar se në këtë proces është duke ndodhur edhe kthimi i atyre që dikur e patën braktisur PDK-së dhe, po sipas tij, ka ardhje të personaliteteve nga partitë e tjera politike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img