28,11,2025

Kuvendi i Komunës në vitin 2018 ka aprovuar 109 vendime

Must Read

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur konferencën e fundit për këtë vit.

Ajo në këtë konferencë ka paraqitur të arriturat, por edhe sfidat me të cilat është përballur gjatë këtij viti. Kryesuesja Gashi- Bytyçi, është shprehur se ka kultivuar marrëdhënie të mira me qytetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesit e partive politike Kfor-in amerikan, ndërsa ka shtuar që se bashku me Kryetarin e Komunës së Ferizajt Agim Aliu, kanë rritur edhe nivelin e transparencës për të kthyer besueshmërinë e organit më të lartë legjislativ, Kuvendit të Komunës.

U bë e ditur se Kuvendi i Komunës me qëllim të shqyrtimit të hollësishëm të politikave, dokumenteve strategjike, vendimeve dhe rregulloreve të komunës ka themeluar komitete të posaçme të cilat e ndihmojnë atë në përmbushjen e obligimeve dhe detyrimeve ligjore për ushtrimin e të gjitha kompetencave.

Në kuadër të Kuvendit të Komunës kemi themeluar 2 komitete obligative, 5 komitete joobligative dhe 5 komisione funksionale. Po ashtu Kuvendi i Komunës së Ferizajt për herë të parë ka filluar së zbatuari dispozitat ligjore të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale sa i përket planifikimit të punës së Kuvendit, duke miratuar planin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2018, konsideroj që kemi arritur ta përmbushim me sukses mbi 90% të planit.
Kuvendi i Komunës gjatë këtij viti 2018 ka mbajtur 11 seanca të rregullta dhe 1 seance solemne, ndërkaq janë aprovuar 109 vendime që kanë qenë të propozuara nga drejtoritë përkatëse.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, është shprehur se janë miratua dhe ndryshuar edhe 5 rregullore si ka aprovuar 2 strategji dhe plane të veprimit dhe statutin e teatrit të qytetit.

Për me tepër ndiqni konferencën për media të Kryesueses së Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyqi.

Pauzë-5:16Additional Visual SettingsEnter Watch And ScrollKliko për ta zmadhuarMe zë4 ndarje293 shikime

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img