09,02,2026

Shtylla elektrike bllokon rrugën, KEDS-i nuk bëhet i gjallë (Foto)

Must Read

Në pjesën mes Xhamisë dhe Kishës ordotokse në Ferizaj  një shtyllë elektrike pothuajse ka bllokuar rrugën.

Edhe pse kjo ka bllokuar gati gjysmën e rrugës ende ka  rrymë, ku shihet edhe nga  drita e dhezur në këtë shtyllë.

Sipas deklaratës së policëve që gjendeshin afër kishës, për këtë rast janë lajmëruar KEDS-i por nuk ka ndonjë reagim.

Një rast i tillë ku shtylla e ndriqimit është goditur dhe ka rënë  në tokë është edhe në rrugën Brahim Ademi, përballë shkollës së Agrobiznesit “Zenel Hajdini” e cila edhe pse është e dëmtuar gati plotësisht ende  ka rrymë elektrike, që shihet edhe nga dritat tjera të ndezura.

Është për tu habitur nga reagimet e  ngadalshme të KEDS-it në këto raste ndërsa kur është puna për ndërpreje të rrymës  për ndonjë pagesë të vonuar janë shumë efikas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img