19,12,2024

Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore në Ferizaj fillojnë projektin “ONE FOR ALL”

Must Read

Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizaj në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, sot bëri hapjen zyrtare të projektit “ONE FOR ALL”, i mbështetur financiarisht nga GIZ.

Në këtë hapje ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, ai i Komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Ferizajt znj. Xhemile Murati Shabani si dhe përfaqësuesja nga programi YES nga GIZ znj. Kumrije Kelmendi Aliu.

Ky projekt synon që të ofrojë të rinjve trajnime profesionale pa pagesë, në fushat, si shkathtësi të buta, gastronomi (kuzhinë), trajnimi për IT, fotografi dhe dizajn grafik dhe dy panaire si ai i produkteve rinore dhe ai i karrierës dhe këto masa janë identifikuar si nevoja për tregun e punës.

Projekti ONE FOR ALL, do të implementohet në katër komuna: Ferizaj, Kaçanik, Viti dhe Shtërpcë, ku do të përfitojnë 165 të rinj të këtyre komunave.

“Me anë të këtyre objektivave synojmë të arrijmë partneritet të fortë midis institucioneve publike, shoqërisë civile dhe bizneseve private, (lidhjen e këtyre bizneseve me pjesëmarrësit e trajnimeve në mënyrë që të jenë të informuar edhe pas përfundimit të trajnimeve dhe mundësimi punësimi në vazhdimësi), ku të rinjve do të krijohet mundësia sa me e lehët e punësimit.” ka thënë Kenan Gashi nga AVONET.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img