Me rastin e vdekjea së Ali Sinanit , përgjegjës për media në kazermën e FSK-së “Skendërbeu” në Ferizaj, klubi i gazetarëve “Haki Braha ” në Ferizaj i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së tij.
Telegrami i klubit të gazetarëve “Haki Braha” dërguar familjes Sinani
E nderuara familje Sinani
Të nderuar pjesëtarë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e një njeriu të vyeshëm e të lidhur ngusht me profesionin Ali Sinanit , përgjegjës për media në kazermën e FSK-së “Skendërbeu” në Ferizaj.
Me sinqeritet e themi se ne si gazetarë ferizajas kishim një bashkëpunim shumë profesional me Aliun prandaj e ndjejmë thellë humbjen e tij.
Të rrallë janë personailtete si ai , fjalëpak , i përkushtuar e shumë atdhedashës.
Edhe për nesër e kemi ëndërruar që më të të kontaktojmë e t’i gëzohemi themelimit të Ushtrisë , por fati e paska paraparë ndryshe.
Ali, të falënderojmë përjetsisht për të gjitha që ke bërë për ne. Veprat e tua le të jenë udhërrëfyesi më i mirë në botën e përtejme duke na bërë që kurrë mos ta harrojmë dikë si ti.
Me pikëllim klubi i gazetarëve “Haki Braha”
Ferizaj