Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka folur për ftesat që po behën kohëve te fundit nga Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UCK’së.
Reçica në “DPT” të Fidani në T7 ka thënë se deri më tash nuk ka njohuri se njerëzve të PDK’së i ka shkuar ndonjë ftesë nga Gjykata.
Ai ka thënë se ftesë nga kjo gjykatë nuk ka marrë as shefi i PDD’së, Kadri Veseli, për të cilin po flitet se mund të thirrët nga Gjykata Speciale.
“ Unë nuk kam njohuri. Jam i sigurt se Kadri Veseli nuk ka marr ftesë nga Gjykata. Deri më tash nuk kam edhe informata se kush nga PDK ka marr ftesa”, ka thënë ai
Deputeti i PDK’së ka thënë se të gjitha ata që ftohen është mirë që edhe t’i përgjigjen ftesës.
Ai ka thënë se PDK nuk do të dëmtohet nga Gjykata. Reçica thotë madje se partia e tij do të dalë faqebardhë nga akuzat që po behën nga gjykata