Kaçanik.11.12.2018. Në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik, sot, me ceremoni ushtarake është varrosur veterani i UÇK-së, Ilmi Elezi nga Sllatina e Kaçanikut.
lmi (Rrustem) Elezi u lind më 29.03.1956 në fshatin Sllatinë, në një familje të madhe dhe patriotike, ku ishte fëmiju i shtatë nga tetë vëllezërit dhe 4 motrat.
Ilmiu shkollën fillore e kreu në vendlindje, klasat e larta në Doganaj, ndërsa të mesmen në Voskopojë të Kaçanikut, të cilën e kreu më 1975.
Pas mbarimit të saj ai u punësua në Han të Elezit në ndërmarrjen e “Sallonitit”.
Ilmiu bashkë me vëllezërit e tij u edukua dhe u rrit në një frymë dhe në një ambient liridashës, siç ishte familja dhe vendi Sllatina që gjithnjë ishte strehë e luftëtarëve të lirisë.
Nga Familja mësoi se lufta për çlirimin e atdheut është e shenjtë dhe si e tillë u trajtua nga Ai.
Në luftën e fundit të prirë nga UÇK-ja, bashkë me vëllezërit e tij: Isenin tanimë dëshmorë, Azemin dhe Xhabirin të cilët ishin të kyqur që më parë në strukturat e UÇK-së, ai u rreshtua në radhët e saj me moton se “ Secili duhet t’a kryejë vetë detyrën ndaj atdheut”
Pas përfundimit të luftës ai iu kthye repartëve të prodhimit në “SALLONIT” në Han të Elezit.
Ilmiu ishte baba i dashur i katër vajzave dhe një djali.