27,11,2024

Në UShAF dhe AAB u mbajt ligjëratë nga Policia e Kosovës për luftimin dhe hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionin

Must Read

Përfaqësues të Policisë së Kosovës, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK), z. Fatmir Karaliti – Kapiten, i shoqëruar nga z. Enver Avdyli – Toger dhe znj. Nerimane Hashani – Togere, në kuadër të aktivitetit “Java Anti – Korrupsion”, mbajtën ligjëratë për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Kolegjin AAB në Ferizaj.

Kapiteni Karaliti u impresionua me numrin e madh të studentëve pjesëmarrës në ligjëratë dhe interesimin e tyre, si dhe me organizimin që ka bërë menaxhmenti i UShAF për realizimin e kësaj ligjërate.

Fillimisht përfaqësuesit e DHKEK u pritën nga prorektori, Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku, i cili në emër të Rektorit, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i falënderoj për bashkëpunim ndërinstitucional të deritanishëm, si dhe për këtë ligjëratë e cila është e një rëndësie të veçant për studentët e UShAF, si dhe mbarë shoqërinë kosovare.

Z. Karaliti para studentëve foli për korrupsionin në Kosovë, përceptimin e korrupsionit, sfidat në hetimin e korrupsionit, inicimin dhe hetimin e një rasti, mekanizmat e luftimit të korrupsionit, si dhe luftimin e korrupsionit.

“Korrupsioni është aktual në vendin tonë por edhe në të gjithë botën dhe duke luftuar atë ne rregullojmë mirëqenien tonë, andaj kërkohet nga çdo shtresë e shoqërisë kosovare që ta luftoj këtë dukuri negative, duke bashkëpunuar me organet kompetente shtetërore”, tha Kapiteni.

Ndërsa, z. Kenan Gashi nga organizata “AVONET”, e cilësoi si mjaftë të qëlluar këtë aktivitet, i cili sipas tij duhet që opinioni edhe më tej të sensibilizohet dhe të ketë bashkëpunim të ndërsjellë në mes të komunitetit dhe organeve zyrtare për ndjekjen e këtij fenomeni jo të dëshiruar.

Të pranishëm në ligjëratë ishin edhe përfaqësues nga organizatat jo qeveritare, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img