15,11,2024

Dështojnë laurat, rrezikohen kalimtarët nga treni

Must Read

Ferizaj. 08.12.2018. Laurat dhe sinjalizimi për kalimin e trenit sonte si duket kanë dështuar edhe njëherë.
Në rrugën “Driton Islami”, afër ish fabrikës së Vajit në Ferizaj për pak sa nuk ka ndodhur një tragjedi.
Aty ku ekzistojnë edhe laurat dhe shenjat sinjalizuese sonte kanë dështuar atëherë kur treni ka kaluar në këtë pjesë.
Një qytetarë nga komuna e Lipjanit ka dërguar foto nga kjo situatë kur treni ka kaluar në këtë pjesë të rrugës me laura të ngritura lartë.
“Ishte një situatë rrëqethëse kur i ofrohesh vendkalimit të trenit dhe laurat janë të ngritura, e në këtë moment kalon treni, ndoshta për ata që kalojnë më shpesh në këtë pjesë të rrugës dhe e njohin këtë nuk do të jetë shumë rrezik por për një të panjohur që nuk e pret që treni t’i zërë rrugën nuk është ndjenjë e mirë” i ka thënë Ferizajpress ky qytetar i cili në këta raste ishte afër hekurudhës dhe ka parë këtë situatë.
Nuk është kjo hera e parë që kur treni kalon ,laurat të mbeten të ngritura.
Pra është një shqetësim me të cilin duhet të merren menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës apo “Trainkos” të cilët menaxhojnë me hekurudhat e Kosovës deri sa nuk ka ndodhur më e keqja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img