10,09,2025

Beqiri ndan drejtësi në “Euro 2019”

Must Read

Gjyqtari ndërkombëtar i pingpongut, Jeton Beriqi ështëpërzgjedhur nga Unioni Evropian i Pingpongut (ETTU), të ndajë drejtësi në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Evropiani i vitit të ardhshëm do të mbahet nga 21 deri më 30 qershor në Minsk të Bjellorusisë.

Pos Beqirit, Kosova do të përfaqësohet edhe me sportistë tjerë.

Beqiri është anëtar i Komitetit të Rangimit të ETTU-së për Evropë për periudhën 2018-2020.

Është përzgjedhur edhe gjyqtar suprem ndërkombëtar për ndeshjet kualifikuese të kampionatit evropian të vitit të ardhshëm.

Beqiri do të ndajë drejtësi në ndeshjen Turqia – Danimarka që luhet në muajin nëntor.

Beqiri ndau drejtësi edhe në Lojërat Olimpik “Rio 2016”, ku Kosova falë xhudises Majlinda Kelmendi fitoi medalje të artë olimpike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img