04,05,2024

Vitin e ardhshëm, synohet intensifikimi i bashkëpunimit me Rotary Club në Ferizaj

Must Read

Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim përfaqësuesit e Rotary Club në Ferizaj, Xheladin Reçica dhe Haziz Rysha. Në këtë takim u diskutua për raportin e bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe kësaj organizate, me ç ‘rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu konfirmoi gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdohet dhe intensifikohet edhe në vitin 2019. Ai tutje ka falënderuar dhe përgëzuar përfaqësuesit e Rotary Club për gjithë aktivitetin që kanë realizuar këtë vit që po e lëmë pas, veçanërisht gatishmërinë e tyre për të ndihmuar ekzekutivin lokal në zbatimin e politikave zhvillimore e mbështetëse programesh edukimi, siç është programi për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë. Në anën tjetër, përfaqësuesit e Rotary Club falënderuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu për mbështetjen e deritanishme duke e siguruar se Rotary Club ka përgatitur një program aktivitetesh për vitin e ardhshëm e që disa prej tyre synon t’i realizoj bashkërisht me Komunën e Ferizajt. Ata thanë se investimet dhe mbështetja që po ndodh nga kjo organizatë kanë një qëllim, ofrimin e mbështetjes për kategoritë në nevojë, me theks të veçantë mbështetjen e studimeve të nxënësve dhe studentëve përmes bursave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img