04,09,2025

Komuna ndanë drunjtë e konfiskuar për 131 familje ferizajase

Must Read

Paraditen e sotme u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve. Në këtë mbledhje u diskutua mbi përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, përkatësisht pikat që do të propozohen në seancën e radhës, përgatitjet për festat e fundvitit si dhe gjendja e përgjithshme në sektorët komunal.

Pikë e veçantë e diskutimit në këtë mbledhje ishte edhe shpërndarja e drunjve për familjet skamnore të konfiskuara këto nga Policia e Kosovës dhe zyrtarët komunal. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bazuar në raportin paraprak të drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami tha se do të ndihmohen 131 familje ferizajase me nga 2metër kub dru, nga sasia e përgjithshme e konfiskuar.

Përgatitjeve për sezonin dimëror, i ka paraprirë Komuna e Ferizajt edhe me furnizimin me lëndë djegëse, dru, për institucionet si Bashkësia Islame, Shoqata e Pensionistëve në Ferizaj, zyra e ADRA-s e institucione të tjera që kanë përfituar nga drunjtë e konfiskuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga 4 deri më 6 shtator do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës, zbulohet arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët kryesore të vendit do të mbyllen për qarkullim gjatë tri ditëve të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img