29,12,2024

Me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit shënohet 28 Nëntori në Ferizaj

Must Read

Ndonëse mot i ftohtë e me shi, nuk ndalën lumin e njerëzve në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, në nderim të jetës dhe sakrificës për lirinë të djemve dhe vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë ditë feste mbarëkombëtare, 28 Nëntorin e Flamurit, Pavarësisë së shtetit shqiptar, epokës së lavdishme të Kryetrimit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe triumfit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj robërisë serbo-sllave. I pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, drejtorë të drejtorive komunale, drejtues e përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore dhe qindra qytetarë u përkulën pranë gurit të varrit të Dëshmorëve të Kombit dhe vendosën buqeta lulesh në Lapidarin e Dëshmorëve të Kombit. Kjo ditë feste, është ditë përkujtimi dhe nderimi i sakrificës së gjakut të derdhur për lirinë. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar dhe nderimin e sakrificës së Dëshmorëve të Kombit tha se janë ata që dhanë jetën por mbajtën gjallë shpirtin e frymëzimin Ferizaj për këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar realizoi disa aktivitete kulturore-artistike duke e përmbyllur me homazhet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img