24,11,2024

Pritet që 192 familje të komuniteteve të bëhen me shtëpi. PDAK uron përfituesit e shtëpive.

Must Read

Danush Ademi, kryetar i PDAK-së dega në Ferizaj dhe deputet i Kuvendit të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se ka kaluar projekti për ndërtimin e 192 shtëpive për komunitete.
Sipas Ademit, vlera tenderuese e këtij projekti kap shumën rreth 2 milion euro e i cili vije si mbështetje për komunitetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kjo është komunikata e plotë lëshuar nga Danush Ademi

Projekti i shumë përfolur për ndërtim të shtëpive të komuniteteve,i cili u përcoll me shumë akuza dhe kundër akuza, sot morri rrugën e jetësimit të tij,dhe sigurisht që për mua si Kryetar i PDAK-së dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës është një ndjenjë e veçant si nismëtar i këtij procesi shumë jetik.

Ndjehem shumë mirë ,dhe për mua sot është një ditë e veçant e suksesit që po arrim ti bëjmë 192 Familje me shtëpi të reja, dhe 48 prej tyre të komunitetit tim Ashkanli ,dhe po kthejm buzëqeshjen në fëtyrat e përvuajtura të tyre .

Vlera tenderuese e projektit “1.920.000.00 € ” Mbështetje Komuniteteve në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ,është fakti më i mirë i përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që ka për synim përmirësimin e kushteve të banimit
, dhe shijimit të të mirave nga shteti për banorët pakicë si pjesë përbërëse e shoqërisë Kosovare.

Shfrytëzoj rastin që të Falenderoj MPMS-së Ministrin z. Skender Reçica dhe zv.Ministrin z. Besart Jasharin ,dhe të gjithë akterët e këtij procesi kryesisht, grupin tim parlamentar 6 + për angazhimin dhe përkushtimin e këtij projekti jetik.

Në kuadër të këtij projekti do të përfitojn edhe komunitete tjera të Republikës së Kosovës si, egjiptas,romë,boshnjak,turk,dhe goran.

Uroj për të gjithë përfituesit dhe familjet e tyre ,shëndet dhe mbarësi i gëzofshi shtëpit.

Me nderime: Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Danush Ademi .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img