27,04,2024

Në UShAF po mbahet tryezë me temën “Vlerësimi për nismën e kllasterit/grupimit në sektorin e drurit”

Must Read

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) po mbahet tryezë me temën “Vlerësimi për nismën e kllasterit/grupimit në sektorin e drurit”, ku pjesëmarrësit e kësaj tryeze fillimisht u pritën nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe prorektori, Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë (MTI), znj. Valbone Dushi dhe znj. Igballe Rexha-Jashari, udhëheqësja e Shoqatës së Përpunuesëve të Drurit, znj. Arjeta Vula – Pozhegu, si dhe përfaqësues të bizneseve të përpunimit të drurit, ku po diskutohet për themelimin e Kllasterit të përpunuesëve të drurit, në të cilin do të bëhet lidhja për këmbimin e informacioneve, ideve, përkrahjen lidhur me teknologjitë e reja, studimet dhe zhvillimin, fitimin e afëtsive, tregjet, etj.

Rektori Bajraktari iu uroj mirëseradhje pjesëmarrësëve në këtë tryezë dhe u shpreh i kënaqur që UShAF do të jetë pjesë e këtij Kllasteri, ndërsa i përgëzoj për fillimin e kësaj iniciative shumë të rëndësishme për sektorin e drurit në Kosovë. Po ashtu, theksoi se UShAF është shërbim i bizneseve dhe se kontributi i Universitetit në këtë drejtim nuk do të mungoj asnjëherë.

Ndërsa, përfaqësueset nga MTI, Valbone Dushi dhe Igballe Rexha – Jashari, shprehën gatishmërinë për të kontribuar në themelimin e këtij Kllasteri, si dhe hartimin e politikave dhe përkrahjen për zhvillimin e sektorit privat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img