Shumë shqiptarë në mbarë botën janë udhëheqës të suksesshëm të shumë kompanive të ndryshme.
Dhe të jesh menaxher edhe udhëheqës i fimave në Gjermani është e rëndësishme dhe duke respektuar të gjitha detyrimet e shtetit Gjerman.
Një ndër firmat e suksesshme në sektorin e ndërtimtarisë është dhe firma ALIUBAU GmbH në rrethin e Kolnit dhe Bonnit me pronar Fehmi Aliu i cili është me prejardhje nga Sllatina e Vitisë ku ka arritur sukses në sektorin e tij dhe duke pasur 70 punëtorë në firmën e tij dhe duke arritur suksese së bashku me bashkepunëtorë gjermanë në cilësinë e lartë të ndërtimit.
Dhe kjo tregon se kanë nevojë për të treguar përvojat,sfidat dhe sukseset e të bërit biznes.
Dhe që kane krijuar ambjent dhe në cilën e shohin mundësinë për të investuar duke,pasur parasysh shumë shembuj të mirë.
Njerëzit tanë kudo në botë kanë arritur që me mund të madh me punë dhe konkurence të madhe të bëhen njerëz të suksesshëm dhe të bëhen referencë në vendet ku jetojnë.
Dhe kjo është bërë duke sakrifikuar për të arritur objektivat e tyre.
Unioni i Biznesëve Shqiptare në Gjermani është themeluar pikërisht që ti bashkojë biznesmenët shqiptarë në të gjithë botën te cilët,kanë arritur në majat e larta.
Njëkohësisht shpreh mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe janë përfshirë në kontributin e bashkëatdhetarëve tanë për vendin.
Si dhe përmirsimin e klimës së biznesit që sherben për të arritur krijimin e një zone të përbashkët, si dhe të marrin hapa konkrete për zgjerimin e investimeve dhe qe sherbejnë për të krujuar ura të shumta bashkepunimi.
Shkruan Sami fejza 26.10.2018