01,07,2025

Nis asfaltimi i segmentit të rrugës Prelez i Jerlive – Ferizaj<

Must Read

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media bën të ditur se sot ka nisur asfaltimi i segmentit të rrugës Prelez i Jerlive – Ferizaj, pjesë e rrugës nacionale N2, Prishtinë -Ferizaj.

Ky segment rrugor tejet i frekuentuar po asfaltohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve dhe ka gjatësi mbi 1 kilometër, kurse gjerësia e saj është 7.5 metra, transmeton Koha.net.

Zëvendësministri i MI-së, Rexhep Kadriu, nga kompania e mirëmbajtjes ka kërkuar që krahas cilësisë, të jenë të shpejtë dhe efikas, në mënyrë që të evitohen kolonat e gjata në trafik.

Ministria e Infrastrukturës thotë se në vazhdimësi është duke ndërhyrë në rrugët ekzistuese të cilat janë të dëmtuara, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet infrastrukturë moderne dhe më e sigurt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img