10,10,2025

Kolegët sot kujtojnë Ibrahim Rexhepin, varrimi bëhet në Slivovë të Ferizajt

Must Read

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot në ora 12:00 do të mbajë mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe analistit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.

Mbledhja komemorative do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, afër objektit të Institutit Albanologjik.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Slivovë të Ferizajt, sot në orën 15:30.

Mbledhje komemorative do të mbajë edhe AKR-ja, partia ku kishte aderuar kohë më parë.

Ibrahim Rexhepi vdiq dje, në moshën 64 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, i udhëhequr nga kryesuesi Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img