Ferizaj.02.10.2018. Shoqata e të Shurdhërve të Kosovës në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe shoqatën Handikos kanë filluar një fushatë sensibilizimi për të njoftuar të gjithë personat e shurdhër që të lajmërohen në njërën nga shoqatat apo në Qendrën për punë sociale.
Sipas përfaqësuësve të Shoqatës së të shurdhërve të Kosovës është duke u krijuar një databazë e të dhënave për këta persona të cilët më vonë do të përfshihen në projekte për punësim, arsim dhe sport.
“Handikos në bashkëpunim me komunën e Ferizajt ka aktivizuar bazën e të dhënave për regjistrimin e personave me aftësi të kufizuar në komunën e Ferizajt. Kjo bazë e të dhënavë më vonë do dorëzohet në komunën e Ferizajt për projekte të ardhshme, si në punësim, arsimim dhe sport” ka thënë Ramadan Gashi përfaqësues nga Shoqata e të Shurdhërve të Kosovës.
Ndërsa Imer Musliu ka thënë se kanë filluar këtë fushat sensibilizimi pasi deri më tani janë të regjistruar një numër i vogël i personave të kësaj kategorie.
“Për shkak të numrit të vogël gjatë regjistrimit të personave të shurdhër u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Ferizajt me rrethinë të cilët kanë apo njohin përsona të shurdhët të lajmërohen në Qendrën për punë sociale apo në Handikos çdo ditë pune nga e Hëna deri të Premten nga ora 8:00 deri në ora 4:00” ka thënë Imer Musliu