Ferizaj.02.10.2018. Gjatë ditës së sotme organizuar nga Instituti GAP, është bërë prezantimi i raportit me teme “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal-të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”.
Në këtë prezantim morën pjesë Bekim Salihu nga Instituti GAP, shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Selim Marevci, drejtorja e Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani, drejtori i Zhvillimit Ekonomik Zekir Bytyqi, OJQ, parti politike, por edhe zyrtarë komunal.
Në këtë prezantim Bekim Salihu nga GAP-i ka thënë se hulumtimi është zhvilluar në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, për të parë se cilat janë obligimet e pushtetit lokal në përmbushjen e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA). Sipas tij në këtë raport janë pasqyruar të arriturat dhe sfidat që kanë komunat në zbatimin e MSA-së si dhe ofrimin e një varg rekomandimesh me theks të veçante rreth fuqizimit të zyrave komunale për integrime evropiane.
Ndërkaq, shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Selim Marevci,e ka vlerësuar tejet lart këtë raport të Institutit GAP, por ka prezentuar edhe disa të gjetura të cilat janë në kundërshtim me këtë raport.
Edhe Elbasan Osmani nga zyra për Integrime Evropiane e Komunës së Ferizajt, ka treguar për punën që aktualisht është duke bërë kjo zyre, por edhe përpjekjet tyre që ta dalin sa mirë në raporte sa i përket zbatimit të MSA-së në nivel komunal.
Pas këtyre prezantimeve është zhvilluar edhe një debat i gjerë lidhur me raportin “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal-të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”.