24,04,2025

Anulohen testet për patentë shoferë në Ferizaj dhe Prishtinë, kjo është arsyeja

Must Read

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk kanë mundur t’i nënshtrohen sot testit për patentë shofer në Ferizaj dhe Prishtinë. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një pengese teknike.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, Ministria e Infrastrukturës të cilët thonë se Departamenti i Njësisë së Patentë Shoferëve nuk kanë mundur t’i shtyp vendimet për angazhimin e ekzaminerëve.

“Për shkak të pengesave teknike, Departamenti i Njësisë së Patentë Shoferëve nuk ka mundur të shtyp vendimet për angazhimin e ekzaminerëve”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Sipas njoftimit të tyre, nga nesër në mëngjes, puna do të vazhdojë sipas planit të njësisë.

Së fundi, kjo ministri ka paralajmëruar për procesin e ritestimit për patentë shoferë. Sipas tyre, ky proces është në fazën e diskutimit porse ritestimi i njohurive të rregullave të komunikacionit rrugor do të bëhet për të gjithë shoferët të cilët përsërisin në vazhdimësi kundërvajtjet në trafik

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img