25,11,2024

Asfaltohet rruga “Shaban Gashi” dhe rrugicat përreth

Must Read

Ferizaj.29.09.2018. Ndonëse ditë pushimi, i pari i Ferizajt, Agim Aliu doli bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi për të parë nga afër asfaltimin që po bëhet në rrugën “Shaban Gashi” dhe rrugicat përreth. Ky projekt që kishte pritur një kohë të gjatë të ndodh mori përfundimin e duhur me insistimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu që ky projekt të përfundohet sa më parë në mënyrë që qytetarëve të kësaj zone të mos i zgjatet vuajtja edhe më shumë ngaqë ka disa vite që është pritur nga banorët ky investim.

Punime cilësore dhe përmbyllja e ciklit të investimeve infrastrukturore në këtë zonë, përgjatë rrugës “Rexhep Bislimi” ishte zotimi i Kryetarit të Komunës së Ferizajt, i cili u shpreh se ishte ai që kishte futur në projeksionet buxhetore investimet në këtë lagje, si ato të kanalizimit,ujësjellësit porse tashmë të kompletuara edhe me asfaltimin e rrugës.

“Së pari më vjen mirë që sot jam këtu për arsye që këta qytetarë kanë pritur një kohë të gjatë dhe ajo që unë dua të them më këtë rast është se këtu kam qenë para 6 vitesh dhe kur kam qenë para gjashtë vitesh kam parë që kjo lagje nuk ka të bëj asgjë me atë që është pjesë e qytetit dhe duke qenë kështu kam pas përgatitur projektin e kanalizimit sepse ka qenë një gjendje shumë e rëndë dhe e kemi realizuar, por në vazhdën e projekteve që kanë të bëjnë me këtë zonë, unë kam pas planifikuar edhe rrugën “Rexhep Bislmi” që poashtu lidhet me këtë lagje, pastaj çështjet e ujësjellësit, kanalizimit kjo shumë ka qenë diku mbi 5 milionë euro në bashkëpunim me qeverinë zvicrane dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ishte e projektuar që të vazhdonte edhe asfaltimi i kësaj lagje dhe lagjeve të tjera që ishin lidhje me rrugën “Rexhep Bislimi”, mirëpo është për të ardhur keq që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur zonat urbane në të kaluarën. Por ja që po e përmbyllim me këtë investim dhe jam shumë i lumtur që po e përmbyllim dhe më vjen shumë keq vërtet për qytetarët e kësaj zone që kanë pritur kaq gjatë, por unë edhe atëherë para 5-6 vitesh isha zotuar se do të përfundoj infrastrukturën në këtë pjesë dhe ja erdhi momenti që vërtet të ndihem i kënaqur që më në fund po e përfundojmë infrastrukturën në këtë pjesë, në rrugën “Shaban Gashi” që është e ndarë në dy pjesë, vlera e investimit është diku mbi 70 mijë euro, por investimet në këtë zonë do të vazhdojnë sepse ju tashmë e dini që ne jemi të fokusuar në zonën urbane, zona të cilat ishin lënë anash dhe ju e shihni që rrugët tona janë shumë të papastërta, pikërisht për faktin se në zonat urbane nuk ka qenë vëmendja e duhur e trajtimit të projekteve që duhet të ndodhin. Ne do ta bëjmë trajtimin e duhur dhe praktikisht do të përfundoj ky cikël i investimeve ashtu siç kemi potencuar me planifikimet tona, sivjet do të trajtohen 127 rrugë, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në vitin 2019” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në territorin e Ferizajt po zhvillohen dhjetëra projekte infrastrukturore, veçanërisht në zonën urbane që këtë të fundit ta kthej në një hapësirë funksionale, me infrastrukturën e nevojshme, ashtu siç do të duhej të ishte zona urbane, paçka deri pak muaj më parë i ka munguar vëmendja nga qeverisja lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img