10,09,2025

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, certifikon 8 bujq ferizajas në modulin e gjedheve

Must Read

Ferizaj.27.09.2018. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami sot ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), bashkë me stafin e tij, me ç’rast në modulin e gjedheve janë kualifikuar 8 bujq ferizajas nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Ky kualifikim  i bujqve ferizajas është arritur pas trajnimeve përkatëse profesionale të organizuar nga IADK dhe është i barasvlershëm me ato të dhëna nga institucionet tjera në vend dhe jashtë vendit, kjo për faktin se IADK është e akredituar dhe ka marr validitetin në modulin e blegtorisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Ky kualifikim i shërben blegtorisë lokale për zbatimin e plotë dhe gjithëpërfshirës të politikave bujqësore e blegtorale duke fuqizuar segmentin e kuadrove profesionale.

Drejtori Bajrami falënderoi drejtuesit e IADK-së për kontributin e tyre në fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shfaqja “13” e Teatrit “Adriana” shpërblehet me disa çmime në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Ferizaj, Shtator 2025 – Një sukses i jashtëzakonshëm për Teatrin “Adriana”! Në edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img