27,11,2024

Agim Aliu: Për 9 muaj qeverisje i solla Ferizajt afro 100 milionë euro investime

Must Read

Kuvendi i Komunës kaloi buxhetin për vitin 2019. Ndonëse i varfër në kuptimin e investimeve kapitale, bashkë me mbështetjen nga niveli qendror edhe ky buxhet adreson pikërisht prioritetin e qeverisjes sime – ngritjen e mirëqenies së qytetarëve ferizajas.

Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës si asnjëherë më parë kanë mbështetur Ferizajn me projekte të ndryshme zhvillimore që afrohen në vlerën e 100 milionëshe.

Çdo muaj i qeverisjes sime Ferizajt i solli mbi 10 milionë euro investime, vazhdimin e së cilës e garanton kurrizi i fortë mbi të cilin jemi mbështetur – Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Po hyjmë në 2019 me buxhet modest por me miq produktiv të Ferizajt dhe investime transformuese për jetën e qytetarëve tanë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img