07,10,2024

Vjedhje në Ferizaj. Marketi vidhet dy herë brenda javës, asnjë i arrestuar (Video)

Must Read

Një market në Ferizaj është plaqkitur dy herë brenda javës, hajnat ende në liri.
Në rrugën “Rexhep Bislimi” marketi “BaniMarket” brenda javës është plaçkitur dy herë. Herën e parë marketi është plaçkitur më 12 Shtator ndërsa herën e dytë më 20 Shtator.
E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë por ende nuk ka asnjë të dyshuar.
Është për tu habitur se vjedhja është kryer me të njëjtën makinë dhe atë në rrugën kryesore, ”Rexhep Bislimi” e cila më së shumti është e pajisur edhe me kamera të sigurisë publike të cilat monitorohen nga policia e Ferizajt, dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Nga videot shihet se hajnat përveç që kanë marrë artikuj, kryesisht cigare, kanë dëmtuar edhe kompjuterët e këtij marketi.
Burime të Ferizajpress bëjnë të ditur se janë plaqkitur mall në vlerë rreth 5 mijë euro.
Pronarët e marketit apelojnë te të gjithë ata që përmes videos mund të njohin dikend apo kanë ndonjë informatë për këtë rast të lajmërojnë policinë.


.

.

.

.

.

.

.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img