11,01,2026

Fitore e thellë e Kastriotit

Must Read

Kastrioti i Ferizajt ka nisur furishëm stinorin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll. Kastrioti të dielën fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 44:19. Ndeshja u luajt në Vushtrri.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:7 në të mirë të ferizajasve.

Kastrioti është organizuar gjatë verës dhe synon titullin dhe Kupën e Kosovës në edicionin e ri.

Samadrexha të dielën nuk ka pasur forcë të përballet me sukses me skuadrën ferizajase, që ka angazhuar lojtarë të shumtë gjatë verës.

Plot 12 lojtarë shënuan gola për Kastriotin, kurse më efikasi ishte maqedonasi P. Rajatoski me nëntë gola.

Samadrexha – Kastrioti 19:44 (7:21)

Samadrexha: Bunjaku, Sh. Maloku, Maloku 7, F. Maloku 1, D. Basholli 2, A. Basholli, B. Maloku 2, S. Maloku 1, Jashari 6, K. Maloku

Kastrioti: Kolev, Dugolli, Syla 4, Rajatoski 9, K. Syla 3, Shabani 3, Rudari 5, Prekazi 5, Dugolli 1, Mustafa 4, Salihu 2, Terziqi 2, Haxhimusa 3, Ramadani 3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img