08,11,2025

Familja Karaliti bëhet me shtëpi të re falë iniciativës së kryetarit Aliu dhe donatorëve

Must Read

Ferizaj.12.09.2018. Familja Karaliti nga Zllatari bëhet me shtëpi të re falë iniciativës së Kryetarit të Komunës, Agim Aliu dhe donatorëve privat.

Familja 6 anëtarëshe e Shaban Karalitit, deri më sot ka jetuar në këtë shtëpi të vjetër e të ngushtë pa kushte elementare.

Por me angazhimin personal të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe mjetet e siguruara nga donatorë privat, tani e tutje edhe kjo familje do ta bëjë jetën në një shtëpi të re e më të rehatshme.

Kryefamiljari Shaban Karaliti dhe bashkëshortja e tij Xhylnazja, thonë se jetojnë vetëm me një ndihmë sociale dhe vet nuk do të mund ta bënin asnjëherë këtë strehë të re për fëmijët e tyre.

“Shumë faleminderit prej kryetarit dhe të gjithë atyre që janë mundu me naj bë shtëpinë e re, se keq i kena pas kushtet tepër” tha kryefamiljari Karaliti me rastin e hyrjes në shtëpinë e re.

Familjen Karaliti me rastin e hyrjes në shtëpinë e re e ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu me ç’ rast ka uruar të gjitha të mirat për një jetë më të mirë në kushte komode duke premtuar se mbështetja për këto familje nuk do të mungojë asnjëherë.

Ndërkaq bashkëfshatari Isa Bajrami tregoi se iniciativa për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje me kushte jo të mira ekomomike ishte nisur kohë më parë, por tani u fuqizua me shumë edhe më mbështetjen e zyrtarëve komunal.

Ata pohojnë se bashkë me kontributin edhe të disa donatorëve vlera e ndërtimit të kësaj shtëpie është mbi 20 mijë euro.Image may contain: house, sky, cloud and outdoorImage may contain: 3 people, people standing and indoorImage may contain: 2 people, people standing and phone

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img