18,05,2024

Rektori Bajraktari i ndau mirënjohje koordinatorit të projektit “Euforia”, Iraj Hashi

Must Read

Koordinatori i projektit “Euforia”, z. Iraj Hashi nga Universiteti Staffordshire, së bashku me z. Giani Canulloka nga Universiteti Politeknik i Marche-së në Ankona të Italisë dhe z. Jenny Herbert nga Universiteti Staffordshire, qëndruan sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me ç’rast u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari.

Kjo ishte vizita e fundit e z. Hashi në UShAF, në kuadër të projektit “Euforia”, i cili përfundon në muajin nëntor të këtij viti, me ç’rast rektori Bajraktari në shenjë falënderimi për bashkëpunim të suksesshëm i ndau mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e tij në zhvillimin e Universitetit.
Ndërsa, z. Hashi u nda i kënaqur nga ky bashkëpunim i ndërsjellë dhe falënderoi rektorin Bajraktari për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti.

Projekti ‘’Euforia’’ ka për qëllim të krijojë dhe të forcojë lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve dhe ndërmarrjeve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në lëmin prodhuese – industriale, ku pjesë e tij ishte edhe UShAF-i.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img