27,11,2024

Shtohen rastet e raportimit të dhunës në familje, mobilizohen institucionet sociale në nivel lokal

Must Read

Ferizaj.05.2018. Gjatë ditës së sotme nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati në cilësinë e koordinatorit të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, ka mbajtur takimin e radhës për të diskutuar mbi gjendjen në këtë segment si dhe veprimet që duhet të ndërmerren nga ana institucionale për të parandaluar shpeshtimin e rasteve të tilla dhe shtrirjen më të gjerë të këtij fenomeni mjaft negativ për shoqërinë tonë.

Nënkryetari Ferati para të pranishmëve, drejtues të institucioneve sociale, përfaqësues të Policisë së Kosovës, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj, OSBE, KFOR-i Amerikan dhe përfaqësues të organizatave sociale, theksoi nevojën e hartimit të Hartimit të Planit të Veprimit të Mekanizmit Koordinues kundër dhunës në familje, kalendarin vjetor të aktiviteteve të mekanizmit si dhe planifikimin e vizitave në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për të avokuar lidhur me këtë çështje.

Njëkohësisht, ai theksoi se qeverisja e re e udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është e vendosur në aplikimin e reformës sociale duke filluar me mirëkoordinimin dhe rritjen e efikasitetit të punës së institucioneve sociale në nivel lokal, financimin e aktiviteteve avokuese për këtë çështje si dhe ndihmën financiare për nënat vetushqyese, viktima të dhunës në familje.

Në këtë mbledhje u paraqitën disa statistika nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Shqetësuese mbetet shtimi i numrit të rasteve të dhunës në familje, ku vetëm në periudhën janar-gusht 2018 u bë e ditur se janë raportuar mbi 100 raste. Në këtë kuadër, pati diskutime të shumta nga të pranishmit lidhur me rastet të caktuara të dhunës në familje të ndodhura në territorin e Ferizajt si dhe veprimet që duhet të ndërmarrin institucionet lokale.

Me propozimin e nënkryetarit të Komunës së Ferizajt, Naim Ferati dhe miratimin e të gjithë të pranishmëve si përfundim nga kjo mbledhje doli hartimi i Planit të Veprimit si dhe raporti i koordinimit mes institucioneve që trajtojnë këtë fenomen si dhe propozimi i listës së aktiviteteve në bazë vjetore përkitazi me këtë çështje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img