Pas një sëmundje sot ka ndërruar jetë aktivisti sportiv dhe profesori Isuf Bytyqi. I ndjeri shumë ishte i përkushtuar në jeten sportove. Duke qene afer sportistëtve e sidomsos adhurueseve te volejbollit. I ndjeri Isuf Bytyqi ishte anetar i Bordit te FVK-se dhe arsimtar. Varrimi i te ndjerit do te behet diten e shtune ne oren 17 ne varrezat e fshatit te tij te lindjes ne Mirash.
ne nje njoftim te leshuar nga FVK nder te tjera thuhet:
DITË ZIE PËR VOLEJBOLLIN
Të nderuar volejbolldashës,
Federata e Volejbollit e Kosovës sot ka marrë lajmin e hidhur për kalimin në amshim të anëtarit të bordit të FVK-së, z. Jusuf Bytyqi.
Jusuf Bytyqi do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në edukimin fizik të gjeneratave të reja e me theks të veçantë në ngritjen e volejbollit.
Ai si trajner u shqua për punën e zellshme, e aktivitetin e vazhdoj deri në ndarjen e tij fizike nga ne, duke qenë anëtar i bordit të FVK-së.
Të shokuar nga ndarja e hershme, FVK shpreh ngushëllimet e sinçerta për familjen Bytyqi, miqtë dhe gjithë ata që e njohën të ndjerin.
Varrimi i të ndjerit bëhet në fshatin e lindjes në Mirash të Komunës së Ferizajt, të shtunën në orën 17:00.
Bordi i FVK-së dhe presidenti Abedin Ibrahimi, kanë marrë vendim që në shenjë nderimi të jetës dhe veprës së të ndjerit Jusuf Bytyqi, të pezullojë të gjjtha aktivitetet e veta për tri ditë rradhazi, deri të hënën më 03.09.2018.